Rafting është një sport turizëm i cili preferohet shumë nga të gjithë turistët në gjithë botën .Gazeta prestigjoze “Corriere Della Sera “ e ka sygjeruar rafting në Vjosë për turistët Italianë: Lundrimi në ujërat e lumit të fundit të egër në Evropë është i mundur. Ku është? Në Shqipëri. Vjosa, lumi që kalon në brendësi të jugut të Tokës së Shqiponjave deri në Detin Adriatik, është mbretëresha e aktiviteteve në natyrë në Shqipëri.
Gjatë rafting ju do hasni peisazhe të pastra dhe të pa ndotura të karakterizuara nga ishuj, kanione, kalime të ngushta midis shkëmbinjve dhe harqeve prej guri. Banjat termale të Benjës, pranë qytetit të Përmetit, duhet të jenë gjithashtu në planin e ditës, burimet natyrore ku rrjedh ujë shërues, ideale për t'u çlodhur pas kaq shumë aventurave.
Ja 15 lumenjtë e Europës që “Corriere Della Sera” sygjeron:
Lista e 15 vendeve ku mund të shkoni për rafting në Europë
Soča Valley, Slloveni
Lumi Cetina, Kroaci
Kanioni Tara, Mali i Zi
Český Krumlov, Republika Çeke
Lumi Noce, Trentino
Rio Paiva, Portugali
Meteora, Greqi
Lumi Neretva, Bosnjë – Hercegovinë
Lumi Vjosa, Albania
Gole del Verdon, Francë
Rhine Anterior, Zvicër
Lumi Belá, Sllovaki
Lumi Inn, Austria
Saltarios, Spanjë
Ujëvarat e Marmore, Umbria, Itali
Albania Rafting Group është skuadra e parë sportive që ka bërë rafting në Vjosë duke sjellë në qytetin e Përmetit turistë të shumtë të huaj dhe vendas.
Rafting është një aktivitet në natyrë i cili është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat sidomos gjatë periudhës së verës.Bukuria e këtij sporti vjen pasi gjatë tij turistët lundrojnë në luginat e egra të lumenjëve duke admiruar dhe shijuar natyrën ,florën dhe faunën dhe në të njëjtën kohë ata përjetojnë emocionet dhe adrenalinën e rremimit gjatë rrëmbezave të lumenjëve.Rafting është një aktivitet rekreativ i cili zhvillohet në grup dhe nën shoqërinë e një guide profesionale të rafting .Çdo gomone mund të mbajë 4-6 turistë të cilët duhet të rremojnë me lopata në mënyrë të sinkronizuar



















