Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi Klosi së bashku me djalin e tij Aron dhe miq e mikesha të tij bëjnë rafting në lumin Bistrica në Sarandë me skuadrën e Albania Rafting Group.
Nuk është hera e parë që ministri Klosi promovon lumin e Bistricës si destinacion i turizmit të aventurës i cili vitet e fundit ka pasur nje zhvillim te madh në Shqipëri.
Lumi Bistrica i quajtur ndryshe edhe xhungla e vogël e Sarandës karakterizohet nga egërsia e bimësisë tejet të harlisur,shumëllojshmëria e zogjve,ujit të pastër akullnajor katarakte të bukura dhe derdhja e tij nga kanali i Çukës në detin Jon si një portë drejt pafundësisë,lirisë,qëtësisë shpirtërore.
Albania Rafting Group është e para skuadër sportive,themeluese e Federatës Shqiptare të Rafting antare me të drejta të plota në Federatën Internacionale të Rafting e cila ka sjelle rafting për herë të parë në Shqipëri,në Kanionet 3 milion vjeçare të Osumit dhe në lumin e egër të Vjosës.
Rafting në lumin Bistricë Albania Rafting Group e ka sjellë për here të parë në vitin 2012 duke e bërë një destinacion tepër interesant për të gjithë pushuesit vendas dhe të huaj në Sarandë dhe zonave përreth saj.












































