• Oct 24, 22
  • Albrafting

Parajsa për Ambasadorin e Holandës Mr.Reinout Vos është “Mali Tomor”

Ambassadori I holandës Reinout Vos bashkë me bashkëshorten i tij Corien Vos ishin këtë fundjavë në qytetin e Beratit të ftuar nga kryetari i bashkisë Z. Ervin Demo për Festivalin “Wine and Stories of Berat” i cili u mbajt nga  data 21-23 tetor ku për herë të parë kantinat më të mira të Beratit,Shqipërisë dhe Kosovës serviren verërat e tyre për turistët e shumtë vendas dhe të huaj duke shijuar gjithashtu akivitete kulinare ,kulturore dhe muzikore.

Çifti i cili e dashuron natyrën e bukur Shqiptare zgjodhi të vizitonte malin e famshëm të Tomorit me skuadrën e Albania Rafting Group duke bërë rreth 5 orë hiking mes pyejesh me lisa,haje  e pisha të cilat në këtë periudhë kishin marë ngjyrë të artë dhe kishin shtruar qilim gjethesh me ngjyra vjeshte sa dukej sikur vallëzoje ndërsa ecje.

Ata u mahnitën me pamje spektakolare,aromën e luleve.gjetheve ,tokës dhe tingullin e keëmborëve të dhive e lopëve që kullosnin në lëndinat e Tomorit.

Ata vizituan rrënojat e kalasë Pellazgjike të Tomorit dhe pamjet spektakolare 360 grade që të ofron ajo.

Udhëtimin e tyre e bënë edhe më të bukur takimi me banorët e zonës si Niku i cili me mushkën e tij na shoqëroi gjithë udhëtimin.Drekën e ofroi Baftjari dhe bashkeëshortja e tij Lela te cilët pas 25 vitesh emigrim neë Greqi u rikthyen në fshatin e tyre të lindjes “Qafë Dardhë” ku shërbejnë ushqimin e fshatit dhe e kanë kthyer shtëpinë e tyre në Guesthouse e parë ne fshat.

Në fund të udhëtimit Abasadori Vos u shpreh se mal ii Tomorit  është “Parajsë” dhe se duhet të jemi shumë të kujdesshë për ta mbrojtur atë.

Në fakt nuk është hera e parë që Ambasadori holandez ishte me skuadrën tonë pasi ne muajin shtator ai bëri rafting në ujrat e rrëmbyeshëm dhe të kristaltë të Vjosës në Përmet.

Si një natyrë dashes ai shumë shpejt do na bashkohet ne udhëtime të tjera si rafting në kanionet e Osumit ,kayaking dhe snowshoeing .