Çfarë është turizmi Kulinar apo Ushqimor apo Gastronomik?
Gjithmonë kemi dëgjuar nga turistët e huaj që produktet dhe gatimet shqiptare kanë një shije shumë të mirë,fantastike ,të mrekullueshme etje por ka ardhur koha që këtë thesar ta zhvillojmë më tej duke e kthyer në degë të rëndësishme të turizmit , atë që quhet turizmi kulinar.Në Shqipëri është shumë pak e zhvilluar turizmi kulinar(në krahasim me vendet e tjera) dhe ka ardhur koha që ushqimin ta kthejmë në një ofertë turistike fantastike dhe të suksesshme.
Turizmi kulinar/ushqimor nuk kufizohet vetëm në shijimin e gatimeve gjatë një mëngjesi,dreke apo darke. Gjatë një experience kulinare turistët e fillojnë eksperiencën e tyre me takimin e fermerëve dhe banorëve të zonës dhe vazhdojnë me mbledhjen e produkteve nga pemët ose bimët dhe më pas me gatimin dhe shijimin e tyre.
Për turistët është shumë e rëndesishme që gjatë experiences kulinare të marin informacion rreth traditave dhe kulturës së tyre nëpërmjet historive të fermerëve ndërsa janë duke mbledhur ose punuar bashkë me ta.Eksperienca vazhdon me kursin e gatimit.
Hotel Castle Park në Berat ofron për herë të parë në Berat kurse gatimi për turistët vendas dhe të huaj i organizuar nga Alma Spathara presidente e slow food community Berat.
Gjatë kurseve të gatimit jo vetëm mësojnë të gatuajnë disa receta unike dhe autentike shqiptare p.sh japraket,byrekët,tavat e ndryshëm etje por mësojnë historinë se si çdo produkt i recetës ka ardhur nga toka deri në tavolinë.Mesojnë veshtiresitë që fermerët shqiptar kanë për të sjellë në tregjet tona produktet e tyre.Në fund të çdo experiencë ata shijojnë të gjitha gatimet dhe produktet shqiptare dhe në se kanë deshirë mund të blejnë produkte si vaj ulliri,ullinj reçel,etje për ti marë me vete si kujtim ose dhuratë në vendet e tyre.
Turizmi kulinar ose turizmi ushqimor ose turizmi gastronomik është eksplorimi i ushqimit si qëllim i turizmit.
Konsiderohet si një komponent jetik i përvojës turistike,besohet se ushqimi renditet në vend të parë për nga rëndësia krahas klimës, akomodimit dhe peisazhit.
Në vitet e fundit e sidomos pas pandemisë ushqimi dhe turizmi kulinar është ndonjëherë edhe arsyeja kryesore që një turist vizton një vend të caktuar kjo për shkak edhe të promovimit që mediat televizive ,të shkruara sidomos ato sociale i bëjnë ushqimit dhe gatimit.
Roli i shefave të famshëm dhe mediave ka ndikuar pa dyshim në rritjen e turizmit të kuzhinës. Njerëzit duan të shkojnë në vende dhe të hanë ushqimin siç shihet në ekranin e televizionit dhe mediat sociale. Të gjithë postojnë ushqimin që hanë gjatë pushimeve në platforma të ndryshme të mediave sociale dhe tërheqin miqtë ose ndjekësit e tyre që ta provojnë kur të jenë në atë vend në të ardhmen. Me internetin dhe mediat sociale që janë një faktor i madh dhe ndoshta metoda më me ndikim në marketing, aplikacionet e ngrënies nga kolegët janë shfaqur dhe po fitojnë popullaritet.
Turizmi ushqimor përfshin aktivitete të tilla si kurse të gatimit,pjesëmarja në festival dhe evente ushqimore dhe te pijeve,blerja e produkteve në tregje lokale ose në tregje të prodhuesve,vizita në ferma etje
Festivali i verës që u mbajt në datat 21-23 tetor në Berat "Wine and Stories of Berat" është një shembull fantastik i turizmit kulinar.Kjo festë vere bëri që për gati 3 ditë hotelet,bujtinat,kantinat,dyqanet,fermat restorantet ishin plot me turistë
Përfitimet e mundshme të turizmit ushqimor:
- -Më shumë vizitorë,
- -Më shumë shitje,
- -Më shumë vëmendje mediatike,
- -Rritje të të ardhurave nga taksat
- -Krenari më të madhe të komunitetit
Turizmi ushqimor është një komponent jetik i rëndësishëm i industrisë së udhëtimit dhe turizmit në tërësi. Kur rezervoni një udhëtim, njerëzit priren të marrin në konsideratë një sërë faktorësh – dhe ushqimi është i lartë në listën e prioriteteve. Shoqata Botërore e Udhëtimeve Ushqimore thotë se paratë e shpenzuara për ushqim dhe pije gjatë udhëtimit përbëjnë 15-35% të të gjitha shpenzimeve turistike. Turizmi kulinar është i rëndësishëm në atë që gjeneron kaq shumë para për ekonomitë lokale.
Festivale lokale që nxisin turizmin e kuzhinës
Në të gjithë globin, festivalet e verës, birrës dhe ushqimit e kthejnë një qytet apo vend të caktuar në një destinacion ushqimor. Oktoberfest në Mynih, Melbourne Wine and Food Festival, Savor në Singapor dhe Maine Lobster Fest në Rockland, SHBA. Këto janë vetëm disa nga festivalet e famshme që tërheqin udhëtarët e shijes për të bërë rrugën e tyre atje vetëm për këto ngjarje vjetore.





























