Dita e Rafting 2009Dita e Rafting, Berat Qyteti: Berat
- Mbështetës mediatik Tv Ora News Qëllimi i projektit: Hapja e sezonit te sportit rafting dhe dhënia e një imazhi të ri të qytetit të Beratit, jo vetëm qytet muze. Nëpërmjet ketij aktiviteti, të gjithë pjesëtarët protagonistë japin nje alternativë më shumë për cilindo kërkon të eksplorojë qytetin e bukur të Beratit. Objektivat: Me date 1 Maj 2009 Albania Rafting Group, shoqata e pare shqiptare e profesionisteve te sportit te rafting ne Shqiperi, organizoi eventin :Rafting Day Berat. Ky eshte evenimenti i pare garues i sportit te rafting ne Shqiperi, ku moren pjese amatore, profesionist, sportdashes dhe mbrojtes te natyres shqiptare.
Z. Fadil Nasufi ne fjalen e tij nder te tjera tha: Kjo eshte nje feste per qytetin e Beratit, te cilen deshirojme ta kthejme ne nje feste te pervitshme. Ngjarje si keto jane nje mundesi e mire e njohjes se qytetit te Beratit dhe te vlerave te tij kulturore. Eshte nje feste e cila mundeson afrimin e turisteve ne qytet. Aktiviteti Rafting Day Berat nisi me nje prezantim historik te fillesave te sportit te rafting ne Shqiperi dhe vijoi me tej me nisjen e garuesve amatore e profesioniste ne brigjet e lumit Osum. Ne mberritje te kesaj gare fituesit ishin: ne vendin 3: Jonida Lakuriqi, avokate, cmimi iu dha nga perfaqesuesi i TV Ora News ne vendin 2: Genti Mati, cmimi iu dha nga Kryetari i Bashkise se Beratit Z. Fadil Nasufi ne vendin 1: Gillian Holland, piktore, cmimi iu dha nga presidenti i shoqates se Albanian Rafting Group Z. Zamir Spathara. Nje tjeter cmim special i ketij eventi ishte Shporta e mikpritjes, e cila iu dhurua miqve te ardhur nga Xhamaika, e dhuruar ne menyre simbolike nga Atasheu Kulturor i Ambasades Italiane Z. Adriano Ciani. Me ane te shportes simbolike te miqesise u dhuruan bluzat me logon e Albanian Rafting Group dhe disa produkte te qytetit te Beratit. Cdo moment i ketij aktiviteti eshte kapur nga media televizive dhe te shkruara, nga fotografe , ku nuk mungoi dhe Alket Islami, me foto nga ajri. |









Dita: 1 Maj
Nder te tjera ne fjalen pershendetese te ketij eventi, presidenti i shoqates ARG, z. Zamir Spathara tha: Qellimi i ARG eshte sensibilizimi i qytetareve per aplikimin e sportit te rafting ne Shqiperi. Promovimi i turizmit, vlerave natyrore dhe mbrojtja e mjedisit. Anetaresimi i qytetareve shqiptare ne shoqaten Albanian Rafting Group, eshte jo vetem nje anetaresim individual, por nje perfaqesim i vertete i vlerave te identitetit shqiptar dhe te bukurive te natyres tone. Si dhe nje angazhim i plote i te rinjve shqiptare per aktivitete sportive ne sportin ekstrem te rafting.