Historiku i Rafting në Shqipëri
Mes mijërave vështirësive, ky grup, i apasionuar pas këtij sporti vazhdon me eksplorime të guximshme në Lumin Valbona, Bunë, Drin,Shkumbin,Vjosë... Sot Albania Rafting Group është e anëtarësuar pranë Federatës Shqiptare të Rafting dhe e vetmja me një staf të kualifikuar guidash eksperte, të cilat operojnë në bazë të ligjit shqiptar në fuqi, në përputhje me normat ndërkombëtare. Në vitin 2003 ky grup tërheq vëmendjen e mediave kombëtare, të cilat japin nje Shqipëri ndryshe, duke lancuar te ashtuquajturën prej tyre “Zbulimi i shekullit”: • Top Channel-Emisioni Jashtë Bulevardit “Shqipëria Tjetër “ • TVA-Emisioni Zonë e Lirë “Njeriu që bën zbulimin e shekullit “ • Tv Klan-Emisioni Zonë e Lirë “Koloradot e Shqipërisë” • TVSH- “Koloradot e Shqipërisë” • Tv Klan-Emisioni Ora 7.00 “Kanionet e Osumit, një mrekulli e pafund “ • Tv Ora News “ Rafting Day , Berat”, maj 2009 • Vizion Plus '' Dita Ime'', viti 2010 • Tv Ora News “ Berat Festival”, maj 2010 • News 24“ Rafting Day , Berat”, maj 2010 • Top Channel ''Shqip'', maj 2011 • Tv. Klan ''Opinion'', shtator 2011 • TVSH ''Zig Zag'', viti 2011 • Vizion Plus '' Ora 5'', viti 2011 • Tv Sky , Italia 7, Rai 3 dhe ZDF. Pa dyshim që nuk mungojnë me dhjetra shkrime në median e shkruar, ku mund të përmendim : • Revista : “Turizmi shqiptar “, viti 2002 • Gazeta Republika, viti 2003 • Gazeta Ndryshe , viti 2005 • Gazeta Metropol, viti 2009 • Gazeta Shekulli viti 2011 • Revista Monitor , viti 2011 • Revista Klan, viti 2011 e deri në median e shkruar jashtë Shqipërisë të cilat do jepnin nje imazh të ri te saj në USA, Slloveni, Itali, Gjermani etj.
Albania Rafting Group ka shoqëruar te Kanionet e lumit Osum,jo vetëm qytetarë të Shqipërisë por edhe qytetarë të shtatë kontinenteve të botës .Personalitete të mëdha i kanë quajtur ato “ Mrekullitë e Europës “. Sot Albania Rafting Group ka një zhvillim të madh dhe njohje të gjerë.Me nje staf te kompletuar tashmë anetarë te saj janë të apasionuarit e sportit rafting nga e gjithë Shqipëria dhe bota. Ky është vetëm fillimi.Historia vazhdon…ti mund të bëhesh pjesë e saj… |









Ishte viti 1985, kur Zamo Spathara me një grup djemsh , zbresin në fshatin Hambull të qarkut Berat, buzë bregut të lumit Osum.Me komerdaret e sajuara nga gomat e kamionave , nisin nje aventurë të vogël, duke përshkruar për te parën herë Kanionet e lumit Osum, vend përrallor me një natyrë të virgjër e bukuri marramendëse...Ishte pikërisht kjo aventurë e vogël , që realizoi një endërr te madhe me krijimin e grupit të parë të rafting ne Shqipëri, Albania Rafting Group!
Albania Rafting Group ka marrë pjesë në eksplorime të shumta nëpër botë si në lumin Drini i Bardhë në Kosovë, në lumin La Nera Terni dhe në kaskatën Marmore ne Itali, ne lumin Soca , Bovec në Slloveni,në lumin Futaleufu në Kilë, në lumin Vardar në Maqedoni.